BDI Kumanovë: Familjet kumanovare që kanë fëmijë nxënës filloristë do të subvencionohen me nga dy mijë denar

April 5, 2023

Familjet kumanovare që kanë regjistruar fëmijë nxënës të klasës së parë do të subvencionohen me nga dy mijë denarë.

Kjo inciativë u miratua sot me shumicë votash, pasi u propozua në Këshillin Komunal nga këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Informacione më të detajuara lidhur me këtë vendim ka dhënë këshilltari komunal, Mendu Asani në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë:

👉Sot në seancën e 23-të të këshillit komunal së bashku me LSDM-në propozuam pikë të rendit të ditës ku të gjithë këshilltarët votuan VENDIM për subvencione për 👨‍👩‍👧‍👦familjet që kanë regjistruar nxënësit në klasën e parë🎒në shkollat ​​fillore komunale në vitin shkollor 2023/2024,nga Buxheti i Komunës se Kumanovës për vitin 2023, në shumë prej 2.000,00 denarë për nxënës.
#BDI

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0vLqHcUYSms9RuxwHSiW8qmHwhUDdYSTmdGYr3HQFVXK311KqsFLRMNw1zML6hheQl&id=100017956569562&post_id=100017956569562_pfbid0vLqHcUYSms9RuxwHSiW8qmHwhUDdYSTmdGYr3HQFVXK311KqsFLRMNw1zML6hheQl&mibextid=Nif5oz

Previous Story

Qeveria emëron Grubin koordinator për Korridorin 8, autostradën Shkup – Bllacë, hekurudhën për Shqipëri dhe kufinjtë me Kosovën dhe Shqipërinë

Next Story

Eurodeputeti holandez: Vuçiq e sheh BE-në vetëm si bankomat, nuk do të lejohet një Republikë Serbe brenda Kosovës

Latest from Blog

Go toTop