BDI kërkon dorëhqejen e ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe zv/ministrit Astrit Iseni. Në lidhje me ngjarjet e përdhosjes së flamurit shqiptar dhe flamurit shtetëror, thonë se po veprohet në mënyër selektive.
“Përderisa shqiptarët, përfshirë edhe të mitur, paraburgosen me kallëzime penale; në anën tjetër asnjë sanksion nuk ka, madje as për policin, për të cilin paralajmërohet vetëm procedurë disiplinore, jo edhe penale. Ai sot shëtitet lirshëm duke u krekosur me gjestin “patriotik” të tij. E gjithë kjo drejtësi selektive realizohet nën slloganin “Македонија повторно твоја”.”, shkroi nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.
Ndërkaq, nënkryetari Bajram Rexhepi, tha se nëse nuk jepen dorëheqjet, BDI do të nisë procedurë për interpelancë në Kuvend.
“Policia e shtetit ka nxitur tensione urrejtjet dhe përçarjet duke mos lejuar festimin ashtu siç ka ndodhur gjithmonë dhe duke përdhosur flamurin kombëtar shqiptar nga ana e pjestarëve të uniformuar të saj”, tha Rexhepi.
Ndryshe, ministri Toshkovski sot tha se janë përgatitur shkresa zyrtare ndaj dy policëve, njëri maqedonas e tjetri shqiptar, për hedhjen e flamurit shqiptar, ndërsa gjithsej për djegie të flamujve janë arrestuar 17 persona.BDI kërkon dorëheqjen e Toshkovskit dhe Isenit! Ademi: Polici që largoi flamurin shqiptar sot shëtitet lirshëm