BDI: Frikë nga “Fronti Evropian” ka edhe Mickoski

Frikë nga Fronti Evropian fitues, nuk ka vetëm opozita shqiptare, por edhe Mickoski i VMRO-DPMNE-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kryetari i opozitës maqedonase, njëkohësisht edhe shef i koalicionit të ashtuquajtur VLEN, Hristijan Mickoski, duke e ndjerë se partnerët shqiptarë të tij do të pësojnë humbje të thellë më 24 prill dhe më 8 maj, ka thënë se koalicioni “PO Europës, JO Rusisë” nuk do të jetë e suksesshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në vend që të ofrojnë Program konkret zgjedhor, opozita e bashkuar me dirigjues Moskën e Putinit, ka zgjedhur shpifjet dhe fyerjet ndaj koalicionit Fronti Europian.

Këtë e tha edhe partneri i Mickoskit, vetë Izet Mexhiti, brenga e së cilit na qenka se “asnjë parti maqedonase nuk e do BDI-në”.

Bashkimi Demokratik për Integrim i bën me dije Mickoskit dhe opozitës shqiptare se, sikurse deri më tani, për fituesin te pala shqiptare vendos vetëm votuesi shqiptar dhe kurrsesi Miskoski, Pavle Trajanovi apo Kremlini.

Fronti Evropian do të jetë fituesi absolut i i zgjedhjeve me “+20 deputetë” dhe Qeveria e ardhshme pa asnjë mëdyshje do të vazhdojë rrugën evropiane të vendit.

E përkujtojmë Mickoskin se sot, me Maqedoninë e Veriut udhëheq kryeministër shqiptar, Talat Xhaferi, ndërsa diplomacinë e udhëheq ministri Bujar Osmani, Presidenti në ardhje i vendit.

Tentimet për të defokusuar vëmendjen do të mbeten vetëm tentime dhe asgjë tjetër, ndërsa do të harrohen pas 8 majit, kur BDI dhe partnerët e koalicionit “PO Evropës, JO Rusisë”, do të shpallin fitoren bindëse të radhës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.