BDI: Ekonomia po shkon drejt kolapsit! Ajdari: Nënçmues premtimi i VLEN-it për ndarjen e 10 mijë eurove në formë të aksioneve për çdo qytetar!

October 6, 2024

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes deputetes Rina Ajdari ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë për dështimet në sferën e ekomisë brenda këtyre 100 ditëve.

Sipas Ajdarit qesharak dhe nënçmues ishte premtimi i VLEN për ndarjen e 10 mijë eurove në formë të aksioneve për çdo qytetar.

Sipas integristëve ka ndodhur e kundërta dhe se Qeveria në vend se të kujdeset për borxhin publik e ka rritur të njejtin.

RINA AJDARI – DEPUTETE E BDI-së

“Ndodhi e kunderta, ne vend qe Qeveria te mbaj nen kontroll borxhin publik e rriti po te njejtin per mbi 180 milion Euro edhe ate me huamarrje te dyshimta, jotransparente, me kamata te larta prej 3,25% per te cilat vendi duhet te paguaj koncesione te ndryshme. Dhe pikerisht per kete duhet qe institucionet perkatese te marrin masat e duhura, duke pasur informacione qe institucione kredibile nderkombetare kan pasur oferta per kredi me te favorvshme me interes nder 3.25 %.”, tha ajo.

Dëshmi më e mirë sipas Ajdarit se ekonomia e vendit shkon drejt fundosjes, jane raportet e entit statistikor te vendit ku pas shume vitesh kemi, Renie te prodhimit industrial me 1.6%, Renie te pages mesatare ne vend me 3% krahasuar Gusht-Korrik.

Integristët kanë edhe një propozim.

RINA AJDARI – DEPUTETE

“Bashkimi Demokratik per Integrim u ben thirrje institucioneve qe urgjentisht te ndermerren masa konkrete

– per rritjen e pages minimale ne minimum 450 Euro, dhe ne menyre lineare per te gjitha pagat tjera ne vend.

– per subvencionimin e kompanive vendore qe te rrisin konkurentshmerine e tyre

– te mbulohen harxhimet rrugore te te punesuarve qe vendin e punes e kan me shume se 15 km nga vendi ku jetoje

Ndryshe, reagimi i integristëve është një nga të shumtët që kanë paralajmëruar nga Fronti Europian pas vendimit të ministrave për të numëruar sukseset e 100 ditëshit të parë. /tvklan.mk

Previous Story

“Ask Photos”, funksioni me Al i Google që përdor fotot tuaja për t’u përgjigjur pyetjeve

Next Story

“RMV është në krizë të thellë ekonomike” BDI dha disa propozime për dalje nga kriza

Latest from Blog

Go toTop