BDI e Shuto Orizares shtron iftar për aktivistët

April 13, 2023

Dega e BDI-së në Saraj nuk është dega e vetme që ka mbledhur aktivistët në iftar të përbashkët pasi të njëjtën gjë mbrëmë e ka bërë edhe dega e Shuto Orizares.

Në iftarin e organizuar nga kryetari degës, Iljaz Leskovica, kanë marrë pjesë qindra aktivistë të kësaj partie dhe zyrtarë të së njëjtës.

Për këtë iftar ka njoftuar vetë Leskovica në rrjetet sociale, ku dhe u ka shprehur falënderime të gjithëve për pjesëmarrjen.

“Sonte organizuam një iftar të përbashkët me degën tonë të Shuto Orizares, ju faleminderoj nga zemra për pjesëmarrjen dhe qofshin të pranuara lutjet e të gjithëve besimtarëve myslimanë”, ka shkruar Leskovica.

Previous Story

BDI në Saraj shtron iftar masiv për aktivistët dhe anëtarët e degës

Next Story

Aliti falënderon aktivistët në emër të Ali Ahmetit: Ky është mesazh se aktivi politik i BDI-së është për bashkim

Latest from Blog

Go toTop