BDI dënon kërkesën e kryeministrit për dorëheqjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu

December 17, 2024

BDI dënon kërkesën e kryeministrit për dorëheqjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, për shkak të rezistencës së tij ndaj përpjekjeve të gjykatës për të zbatuar urdhra partiake.

Në vend që të reagojë ndaj sjelljes skandaloze të kryetarit të Gjykatës, i cili publikisht ka pranuar se qëllimisht nuk e zbaton Ligjin për Gjuhët, sepse “nuk i pëlqen”, kryeministri vazhdoi të ushtrojë presion mbi gjykatën për të realizuar iniciativën partiake.

I bëjmë thirrje kryeministrit që të ndalojë instrumentalizimin e gjykatës dhe të tërheqë menjëherë iniciativën për kontestimin e ligjit. Shteti i së drejtës nuk ndërtohet me presion politik mbi institucionet e pavarura” – thonë nga BDI.

Previous Story

Rama i dhuron Ali Ahmetit “Çelësin e Qytetit”

Next Story

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

Latest from Blog

Go toTop