Bayerni e transferon talentin kosovar, Dion Berisha

June 1, 2023

Bayern Munichu e ka transferuar talentin kosovar, Dion Berisha.

Gjiganti bavarez e ka zyrtarizuar përfaqësuesin e të rinjve kosovarë përmes uebfaqes së vetë zyrtare, shkruan “Gazeta Express”.

Berisha iu bashkua Bayernit nga Augsburgu, ndërsa në sezonin e parë do të luajë me ekipin e dytë të Bayernit, i cili luan në nivele më të ulëta të futbollit gjerman.

“Me Dion Berishën dhe Davide Del’Erba, Bayerni i ka transferuar këta dy lojtarë në FCBAmateure. Të dy do të lëvizin nga FC Augsburg në Munich për sezonin e ri 2023/24”, njofton klubi gjerman.

20 vjeçari nga Kosova shihet si e ardhme e ndritshme e klubit nga “Allianz Arena”. /Gazeta Express/

Previous Story

Nesër dhe pasnesër regjim i veçantë komunikacioni në Shkup

Next Story

Zyrtare: Messi do të largohet nga PSG-ja

Latest from Blog

Go toTop