Bastoret dhe kazinot, “bomba”që “i plasën” në dorë opozitës!

October 9, 2023

E hapën “temën e madhe”. Menduan se gjetën gjëra “të mëdha”, me të cilat do të tronditin “establishmentin”! Në shikim të parë dukej se kanë “argumente të forta”. Me demek, Qeveria do t’i ndajka këtij ose atij benefite nga lojërat e fatit. Përmendën dhe “kategori atraktive” nga fqinjësia, shkruan Politiko.mk, përcjellë indeks.mk

Por tash opozita sikur doli lakuriq me qëllimet e tyre. Opozita maqedonase me VMRO-në në krye, s’u desh shumë të zbulohen se qëllimin e kanë të mbrojnë monopolin që kanë krijuar firmave që ua kanë mundësuar vetë. Dolën në shesh edhe involvimet e drejtpërdrejta të njerëzve të afërt me këtë parti.

Te opozita shqiptare, u zbulua hipokrizia. E mirë dhe e saktë ishte përgjigja që morën nga BDI-ja ndaj ish-bashkpartiakëve, të cilëve ua tha troç në sy se as kazinot, as bastoret nuk u kishin penguar gjer tani.

Çka u pengon, pra?

Ndoshta fakti se qeveria përpiqet të vë rend në këtë fushë, të prishë monopolet e krijuara, të plotësojë një kërkesë të kahmotshme të shoqërisë civile për t’i larguar këto qendra bixhozi nga shkollat. Ndoshta se në këtë përpjekje, do të rrezikohen pikërisht pozitat monopoliste të dikujt.

Prandaj mund të thuhet se “bomba” që e kishin në dorë për “ta gjuajtur” pushtetin, u plasi në dorë. Ose nëse doni më pak shpërthyese se “eksplozivët”, atëherë të marrim metaforën e balonit: e frynë, e frynë dhe në fund u plasi në fytyrë! Prej tij doli gjithë fryma e demagogjisë së narracionit dhe sajesave që deshën t’ia adresojnë tjetërkujt. (Politiko.mk)

Previous Story

68-vjeçarja e paralizuar mund të flasë sërish, kjo e gjitha falë…

Next Story

Instagram bën ndryshimin e ri…

Latest from Blog

Go toTop