Bastisje në Kumanovë, gjenden armë dhe plumba te banesa e 30-vjeçarit

November 25, 2024

Me datë 24.11.2024 në ora 10:00 në fshatin Rramanli të Kumanovës, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria K.S (30) nga fshati Rramanli.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta tip “Zoraki” me korniza dhe një kuti me 30 fishekë të kalibrit 9 mm.

Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës” – thuhet në njoftimin e MPB-së.

Previous Story

Ademi: Mërgata jonë pjesë e rëndësishme shumë proceve të rëndësishme për shqiptarët

Next Story

Të martën Ali Ahmeti do të shënon ditën e flamurit në Zagreb

Latest from Blog

Go toTop