Barcelona ka qenë shumë aktive në tregun e transferimeve deri më tani. Pasi kanë përfunduar tashmë nënshkrimin e mbrojtësit të ri Mikayil Faye, ata tani kanë rënë dakord me kushtet me Inigo Martinez dhe Ilkay Gundogan për t’u bashkuar nga muaji i ardhshëm.
Pavarësisht kësaj, Barcelona po bën lëvizje për të larguar tashmë lojtarët e panevojshëm, të cilët lëshojnë vendin në skuadër dhe ulin faturën e pagave.
Kjo nuk është ideale për Barcelonën, e cila është e etur për të siguruar largimin e Lenglet para fundit të këtij muaji. Spurs nuk besohet se janë në nxitim të madh për të përfunduar transferimin.
Spurs kanë paraqitur një ofertë prej pesë milionë euro për Lenglet, e cila është nën vlerësimin e Barcelonës për mbrojtësin francez. Megjithatë, ata mund të kenë nevojë të ulin pritshmëritë e tyre nëse duan të finalizojnë shitjen para fillimit të korrikut. /Telegrafi/