Klubi nga Suhareka i udhëhequr nga trajneri shqiptar, Ilir Daja dhe drejtori sportiv, Omer Bunjaku edhe këtë vitë do të jenë përfaqësuesit e vetêm të shqiptarëve në Ligën e Konferencave, njofton indeks.mk
Për suksesin e klubit, ka reaguar Bunjaku në rrjetet sociale.
“Urime djema, urime të gjithë Kosovës dhe të gjithê shqiptarëve kudo që ndodhen, Ballkani do të vazhdojë të ju bëjë krenarë në grupe, Forca djema”, ka shkruar Bunjaku.
Ndryshe, pas emrimit të Bunjakut në pozitën e drejtorit sportiv, klubi nga Suhareka, Ballkani ka prezantuar sulmuesin, Arb Manaj të ardhur nga Sllaven Bellupo, Marsel Ismailgecin dhe Walid Hamidin nga Shkupi, por sipas informacioneve tona, këto nuk do të jenë përforcimet e vetme, pasi priten edhe disa afrime të tjera.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid021oJE1E758sUUq94EsBF8ohmbhw9BPCnBc5ANFbGXUQXyw6EqpVsiLLLfun9er8T1l&id=1165445966&mibextid=Nif5oz
/indeks.mk/