AUV-Maqedoni: Qumështi dhe prodhimet e qumështit në Maqedoni janë të sigurta

Me përgjegjësi pohojmë, se nuk është shkelur sistemi i sigurisë së qumështit dhe prodhimeve të qumështit. Krahas analizave laboratorike, në zbatim të Urdhrit vjetor për mbrojtje shëndetësore të kafshëve për këtë vit, si pjesë e programeve shumëvjeçare për kontroll dhe çrrënjosje të sëmundjeve te kafshët, duke e përfshirë edhe brucelozën, bëhen edhe kontrolle klinike.

Testet laboratorike janë vetëm një nga metodat për të vërtetuar gjendjen shëndetësore të kafshëve në ferma, Ky është reagimi i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari pasi Cvetan Tripunovski nga OBRM-PDUKM ka njoftuar se nuk është zbatuar furnizim publik për testim laboratorik të sëmundjes së brucelozës.

“Kontrollin primar të statusit shëndetësor të kafshëve në ferma e kanë blegtorët dhe ata mbajnë llogari për këtë. E respektoj obligimin ligjor që çdo ndryshim në statusin shëndetësor të kafshëve ta paraqesin te shoqatat veterinare ose veterinarët zyrtarë.

Qumështi i papërpunuar që hyn në procesin e prodhimit është domosdoshmërisht i trajtuar termikisht (i sterilizuar/pasterizuar), gjë që eliminon mundësinë që qumështi i infektuar me bakteret e brucelozës të hyjë në prodhim. Kjo bakterje shkatërrohet nga trajtimi termik i qumështit.

Po ashtu, në bazë të programeve të kontrollit dhe kontrolleve të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, kontrollohet edhe siguria e çdo produkti të gatshëm”, thuhet në reagimin e AUV-së.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.