Autobusi me targa të Turqisë aksidentohet në Matkë

Një autobus me targa të Turqisë është aksidentuar në kanionin e Matkës ku ka ngecur në bankinat mbrojtëse të rrugës dhe është bllokuar, informon Klan M.

Për fat të mirë nuk është rrokullisur dhe gjithë udhëtarët kanë dalë jashtë, nuk ka të lënduar sipas informacioneve të Klan Maqedoni.

Në vendin e ngjarjes pritet të arrijë edhe policia dhe mjete për ta larguar autobusin.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.