Australiani zbulon “të vërtetën e pabesueshme për ylberin”: Fenomeni natyror nuk është ashtu siç mendoni ju

October 31, 2023

Shumë mbetën të ‘habitur’ kur mësuan një fakt të panjohur për ylberin.

Është e vështirë të mos e duash fenomenin shumëngjyrësh, por shumë nuk e dinë që ylberi shtrihet përtej harkut gjysmërrethor që shohim nga toka, transmeton Telegrafi.

Oficeri i ekuipazhit të agjencisë për kërkim-shpëtim “Toll Ambulance Rescue” shpjegoi se ylberët janë në fakt një rreth i plotë dhe mund të shihen në tërësinë e tyre vetëm nga qielli.

Ai ndau një imazh duke vërtetuar këtë gjë dhe duke demonstruar një ylber nga lart se si duket në tërësi. Fotoja ka tronditur mijëra njerëz.

‘A e dini se ylberët janë në të vërtetë një rreth i plotë? Zakonisht shohim vetëm një hark, sepse toka dhe horizonti bllokojnë pjesën tjetër të rrethit”, thuhej në përshkrimin e imazhit. /Telegrafi

 

Previous Story

Usyk e zbulon bisedën që e pati me Ronaldon, flet edhe për përballjen me Furyn

Next Story

A mendoni prej tani për zbukurimet e vitit të ri? Ja çfarë thotë psikologjia për ju…

Latest from Blog

Go toTop