Aurela Gaçe habit fansat me vendimin e fundit: Nuk do të jem më pranë jush…

September 9, 2023

Aurela Gaçe është padyshim një nga ikonat e muzikës shqiptare, e cila prej vitesh i ka dhuruar publikut shqiptar hite e performanca unike.

Zëri i saj dhe performancat live janë pika më e fortë që Aurelën e bëjnë ndër më të pëlqyerat e të gjitha moshave.

Por sa i përket këtyre performancace ylli i muzikës shqiptare ka një lajm të keq.
Ajo përmes rrjeteve sociale njoftoi fansat se nuk do të jetë pranë tyre në këtë sezon dimëror.

“Për të gjithë ju që jeni mësuar të më shihni me performanca “live” prej pothuaj 10-11 vitesh në Tiranë, për të gjithë ju që më pyesni se kur do fillojë sezoni iri, ju bëj me dije se këtë sezon dimëror nuk do jem pranë jush. Sigurisht do të jem me data të caktuara por jo cdo fundjavë, ashtu si vitet e mëparëshme“.

Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi pasi Aurela nuk ka dhënë detaje.

Previous Story

Ndryshimet kushtetuese, Grubi: E vetmja rrugë për zhvillim ekonomik dhe standarde europiane

Next Story

Dafina Zeqiri blen dy vetura të reja luksoze!

Latest from Blog

Go toTop