“Ata që punojnë janë budallenj”, fjalia e dembelit më të famshëm në Gjermani që ndërroi jetë ditë më parë

May 25, 2023

Arno Dübel, njeriu që njihej si “i papuni më i famshëm”, vdiq në Gjermani në moshën 68-vjeçare.

Dübel vdiq në një spital të Hamburgut dy javë më parë, sipas mediave gjermane.

Për gati 50 vjet, ai nuk punoi dhe jetoi në kurriz të shtetit. Ai tha se i ka pëlqyer kjo mënyrë jetese, prandaj në vitin 1976 nuk e ka vazhduar më shkollën dhe se sigurimet shoqërore i paguajnë qeranë dhe shpenzimet e jetesës.

20 vite më parë ai u bë i famshëm me deklaratën ‘Të gjithë ata që punojnë janë budallenj’ dhe shpeshherë ishte i ftuar në emisionet gjermane.

Previous Story

“Shefat më kanë kërkuar favore seksuale”, moderatorja e sportit tregon se si ia bëjnë ftesën

Next Story

Bastoni dhe Calhanoglu konfirmojnë të ardhmen te Interi, gati nënshkrimi i kontratave të reja

Latest from Blog

Go toTop