Askush si Skënderbeu i Porojit, katër fitore në po aq ndeshje

October 8, 2024

KF Skënderbeu nga Poroji e ka mposhtur KF Rrufejën me rezultat 2-0, për ta regjistruar fitoren e katërt radhazi në ligën komunale futbollistike të Tetovës, njofton Open-TV.

Golat i kanë shënuar: Erblin Shaqiri dhe Amir Osmani. Deri tani Poroji ka mposhtur edhe Hajdukun në Tearcë 0-4, Pirokun në Skënderbeu Arena 2-1 dhe Besën nga Çellopeku 0-1.Porojasit janë të vetmit deri tani me bilanc të 100%, pasi i kanë fituar të gjitha ndeshjet e luajtura.

Në tabelën e klasifikimit, pas javës së 4-t, Poroji ka tubuar 12 pikë maksimale dhe me golaverazh fantastik 9-1, e ndjekur nga Jehona e Përshevcit me 10 pikë. (Open-TV)

Previous Story

Pogba drejt rikthimit në fushë

Next Story

Anglia humb 3 yje në prag të sfidave të Ligës së Kombeve

Latest from Blog

Go toTop