ASH zbulon skandalin: Fatmir Limani mban drejtor vëllaun e tij, Dashmir Limani, Prokuroria të veprojë

Aleanca për Shqiptarët, krahu opozitarë që drejtohet nga Ziadin Sela ka ‘denoncuar” skandalin nepotik të Fatmir Limanit, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Sipas ASH-së, vëllau i Fatmir Limanit Dashmir Limani vazhdon të jetë drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë, duke shtuar se kjo situatë paraqet konflikt interesi dhe është në kundërshtim të hapur me ligjin.

Kanë ftuar që me rastin të merret Prokuroria dhe Komisioni për Anti-Korrupsion.

“Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Prokurorinë Publike që të shqyrtojnë dhe të zgjidhin këtë situatë, pasi ministri Limani gati tre muaj nga marja e detyrës nuk ka vepruar dhe dy vëllezërit vazhdojnë të mbajnë dy pozicionet. Përveç shkeljes flagrate të ligjit, kjo dëshmon edhe dyftyrësinë e partive shqiptare që pa legjitimitet kanë hyrë në Qeveri dhe zotimet e tyre të rrejshme për qeverisje të drejtë dhe transparente, si dhe konfirmon paralajmërimet tona, se hyrja e tyre në Qeveri ka për qëllim vetëm interesat e ngushta partiake, familjare dhe individuale, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.