ASH – Sela i përgjigjet Fetait: Zv kryeministër, analfabet funksional

January 28, 2025
Propozim ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal është votuar dhe nga ministrat e Arben Taravarit, që aso kohe ishin në qeveri”, kështu informojnë nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, si reagim ndaj akuzave të zëvendëskryeministrit të VLEN-it, Arben Fetai.
Ata me fakte kanë treguar se ministrat si Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu kanë mbështetur ligjin me dakordim të Taravarit, pasi ky i njejti sot tha se ligjin e ka ndryshuar ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
Reagimi i plotë:
Të arrish të bëhesh zv.KM dhe mos njohësh procedurat e sjelljes së ligjeve tregon se je analfabet funksional.
Propozues nuk është Ministria, por Qeveria dhe i autorizuar është vetëm zv.Ministri i Drejtësisë.
Në mënyrë shtesë meret edhe dakordësia e partnerit të koalicionit, gjegjësisht Arben Taravarit.
Përveç kësaj, në seancën e qeverisë kur është propozuar ligji, ministrat e Taravarit (Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu) nuk e kanë kundërshtuar propozim ligjin por (me konsensus të Taravarit) e kanë mbështetur po të njëjtin.
Ndërsa Krenar Lloga nuk ka qenë prezent në mbledhjen e qeverisë përshkak të udhëtimit zyrtar.
 
Previous Story

Mickoski nxjerr në gënjeshtër Taravarin! Nuk lëvizim asnjë milimetër nga programi i VMRO-së!

Next Story

Shabani nga BDI Kumanovë: Shkarkohen gjithë mjekët shqiptarë nga Këshilli Drejtues në Spitalin e Kumanovës

Latest from Blog

Go toTop