Asani: Çdo shqiptar ka dëshirë që të luajë për kombëtaren, jam më i lumturi në botë

June 17, 2023

Futbollisti i Shqipërisë, Jasir Asani është shprehur i lumtur me golin që shënoi ndaj Moldavisë.

Asani, potencoi se ëndërra e të gjithëve është që të luajë për kombëtaren shqiptare, transmeton Klankosova.tv.

“Jam i lumtur me golin dhe shpresoj se do bëjë më shumë. Unë mendoj që në ditën e parë silvinjo më ka dhënë përkrahje dhe besoj se duhet të jap më shumë dhe të arrijmë objektivat. Pjesa e parë ishte emocion për mua për shkak se ishte ndeshja e parë në këtë stadium”, u shpreh Asani.

“Çdo shqiptar ka dëshirë që të luajë për kombëtaren shqiptare, jam më i lumturi në botë, këtë ndeshje nuk e harroj kurrë, me ndihmën e tifozëve e arritëm fitoren, kemi nevojë për tifozët”.

Previous Story

VIDEO/ “Shvercerat” në tribunë, Asani nga Shkupi dhe Bajrami nga Tetova, i japin fitoren e rëndësishme Shqipërisë

Next Story

Vetura e aksidentuar në Shqipëri drejtohej nga profesoresha Trëndëlina Deari nga Gostivari

Latest from Blog

Go toTop