Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, edhe një here dëshmoi se është politikan jotipik, i cili në paraqitjet e tij publike shpesh del pa veshje protokollare, informon Indeks.mk
Ai në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të autostradës Prilep – Manastir të Korridorit 10D, u paraqit i veshur në stil sportiv, ndryshe nga që jemi parë t’i shohim politikanët me “katllëke” e kollare, dhe si njeriu më përgjegjës i dy korridoreve, kësaj radhe ia kishte përshtatur veshjen simbolikës së punës së nisur mbarë, me xhinse e atlete dhe kur doli në foltore, e hoqi edhe pallton dhe doli me bluzë me simbolikën e Korridorit, “10D”.
Ky gjest nga të pranishmit u kuptua si akt simbolik dhe vendosmëri e Grubit dhe Qeverisë për t’u venë vulën përfundimisht këtyre projekteve kapitale infrastrukturore për vendin dhe rajonin, e të cilat ndër-vite si projekte janë neglizhuar nga qeveritë e mëparshme.(Indeks.mk)