Artan Grubi: Korridori 8 është projekti më i madh, më voluminoz në historinë e ekzistimit të Maqedonisë së Veriut

May 2, 2023

“Korridori 8 është projekti më i madh, më voluminoz në historinë e ekzistimit të Maqedonisë së Veriut nuk ka pasur ndonjëherë projekt më të madh”.

Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi në emisionin ARGUMENT në TVM2, përcjell Indeks.mk

“Po ta marrësh parasysh të gjitha punët që janë bërë, po flas në aspektin infrastrukturor jo çështje politike, që nga pavarësia e deri më sot nëse i mbledhish të gjitha projektet që janë bërë nga partitë politike shqiptare nuk e di a mund të arrijnë te 10% i vlerës së këtij projekti. E shihni se reagimet janë shumë agresive në opinion për fat të keq, dhe filluan kur e panë se u bë realitet. Derisa nuk u nënshkrua më 8 mars nuk e besonin askush se do t’ia dalim”, tha mes tjerash zëvendëskryeministri i parë Grubi.(Indeks.mk)

Previous Story

Grubi: Nën frymëzimin e amanetit të dëshmorëve, të ndërtojmë të ardhmen përparimtare të vendit

Next Story

Ligjet për Korridorin 8 dhe 10 D, Grubi: Nëse miratohen ligjet rruga do të kushtojë mbi 150 milionë euro më pak

Latest from Blog

Go toTop