Artan Grubi: Gjithë deputetët dhe partitë politike parlamentare sa më parë të ofrojnë mbështetje për Maqedoninë europiane

September 8, 2023

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive – Artan Grubi ka uruar qytetarët me rastin e “8 Shtatorit” – Ditës së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga partitë politike dhe deputetët ka kërkuar mbështetje për votimin e ndryshimeve kushtetuese, si pengesa e vetme në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE).

“Më lejoni t’ju uroj të gjithë qytetarëve tanë ditën e pavarësisë dhe të uroj që vendi ynë të bëhet sa më shpejt Maqedonia evropiane. Në këto 32 vite pavarësi vendi ynë ka kaluar nëpër shumë turbulenca, që nga shpallja e pavarësisë deri te konfliktin i vitit 2001, pastaj sfidat me Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë… Asgjë nuk ishte e lehtë! Gjithçka ishte e vështirë për ne, por edhe ndërtimi i një shteti nuk është proces dhe punë e lehtë. Marrja e aktit për atë shtet kërkon punë dhe sakrificë, prandaj shpresoj se të gjithë qytetarët do ta përkrahin hapin e fundit, që janë ndryshimet kushtetuese për të përmbyllur tërë procesin e marrjes së aktit të shtetësisë”, deklaroi zëvendëskryeministër i parë Grubi.

Ai shpreson se të gjithë të kyçurit në këtë proces do ta kapërcejnë veten dhe agjendat e tyre për politika ditore, dhe siç thekson, veçanërisht deputetët në Parlament dhe do ta mbështesin procesin e Maqedonisë europiane.

“Vetëm kjo është e vetmja rrugë për zhvillimin ekonomik dhe afrimin e standardeve tona me standardet evropiane. Posaçërisht u bëj thirrje të gjithë deputetëve dhe gjitha partive politike parlamentare që sa më parë të ofrojnë mbështetje për një Maqedoni europiane”, nënvizoi Grubi. (Indeks.mk)

Previous Story

Grubi paralajmëron padi ndaj Dimitrevskit, Budapesti është “çerdhja” jote si kryetar komune i VMRO-së

Next Story

Ahmeti uron qytetarët për 32 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut: Ne e kemi vendin në BE!

Latest from Blog

Go toTop