Klubi futbollistik Shkupi ka dalë me njoftim lidhur me ndeshjen që pritet nesër të zhvillohet në Çair kundër Skopjes.
Në njoftimin e çairasve thuhet se imperativi kryesorë i tyre është që ta fitojnë ndeshjen me trajnerin që do të debutojë po në këtë ndeshje, Cihad Arslan.
Shtojnë se këtë ndeshje Shkupi do ta zhvillojë me disa mungesa edhe atë. Sunday Adentunji nuk do të mund të luaj për shkak të kartonave të verdhë dhe Ali Adem nuk do të mund të luaj për shkak se është i dënuar me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq
Njoftimi i plotë:
Pas pauzës dy javore shkaku I angazhimeve të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, të dielën I kthehemi aktiviteteve në kampionat me ndeshjen e javës së 25-të, ku në shtëpinë tonë në Çair do të jemi nikoqir të skuadrës rivale “Skopje” nga Shkupi.
Padyshim se në këtë duel imperativ kryesor i skuadrës që do të ketë në stol edhe debutimin e trajnerit të ri, Arslan Xhihat, do të jetë fitorja.
Gjatë gjithë kësaj kohe, sa që edhe kampionati ishte në pauzë, trajneri Arslan e ka shfrytëzuar në maksimum për tu njoftuar sa më mirë me formën e lojtarëve, të cilët kanë dhënë aktivitet maksimal gjatë përgatitjeve dhe janë të gatshëm edhe për duelin e të dielës.
Skuadra do të ketë edhe disa mungesa të rëndësishme, shkaku i lëndimit vazhdojnë të jenë jashtë përbërjes Aleks Zlatkov dhe portieri Stefan Mitrev. Në ndërkohë për trajnerin Arslan nuk do të jenë në dispozicion edhe sulmuesi Sunday Adetunji i cili nuk ka drejtë loje shkaku i pesë kartonëve të verdhë, ndërsa Ali Adem do të mungojë në dy ndeshje, pas ndëshkimit me karton të kuq në duelin e fundit ndaj Akademija Pandevit.
Gjithsesi trajneri Arslan Xhihat ka numër të konsiderueshëm të futbollistëve që do të kryejnë me sukses detyrat dhe obligimet për të arritur deri te tri pikët e reja.
Dueli Shkupi – “Skopje”
Skuadra mysafire “Skopje” gjatë këtij sezoni ka shënuar vetëm dy fitore, ka tetë barazime dhe 12 ndeshje ka humbur. Fitoret e vetme janë të shënuara ndaj Pobedës së fundit dhe Akademija Pandevit që është një pozitë mbi ta.
Në pesë duelet e fundit, skuadra jonë ka shënuar katër fitore dhe ka një barazim me kundërshtarin e nesërm “Skopjen”.