Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për trafik droge.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte një furrë buke në Genova dhe se e kishte kthyer atë në një biznes për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Policia i gjeti një sasi hashash të fshehura brenda magazinës ngjitur me furrën e bukës.
Policia gjeti dhe sekuestroi në shtëpinë e të dyshuarit 9 mijë euro para të gatshme, që besohet se janë të ardhura nga shitja e drogës