Arrestohet personi që kërcënoi publikisht se do hedh bomba në xhaminë e madhe në Mitrovicë

September 28, 2023

Një video e shkëputur nga një ‘live’ në rrjetin social TikTok, ku një person me emrin ‘Patrik Kurti’ kërcënon publikisht se do hedh bomba gjatë namazit të xhumasë në xhaminë e madhe në Mitrovicë, është bërë virale në rrjet, raporton Gazeta Sinjali.

Në videon e publikuar qytetari dëgjohet duke thënë se do të marrë tri dardha dhe do t’i fus në xhami që të vdesin sa ma shumë myslimanë.

VIDEO

Mësohet se ky kërcënim i hapur ka aktivizuar njësitë policore të cilët janë vënë në lëvizje dhe kanë vënë në pranga Kurtin.

Ai është shoqëruar në stacion policor që të intervistohet nga organet e hetuesisë lidhur me deklaratat e tij.

Previous Story

Grubi uron komunitetin boshnjak: Respektojmë vlerat identitare të njëri-tjetrit, të bashkuar hapërojmë drejt integrimit të vendit në BE

Next Story

Largohet nga Rusia këmbimorja më e madhe në botë për kriptovaluta

Latest from Blog

Go toTop