Arrestohet një grua shqiptare, porositi dy vrasës me pagesë për të vrarë bashkëshortin

July 28, 2023

Është arrestuar një grua shqiptare në Itali. Ajo dyshohet se kishte vrarë burrin e saj.

Më saktë, gruaja kishte paguar dy vrasës me pagesë, më 13 dhjetor të vitit të kaluar në Rocca Priora, e ekzekutuan planin e saj të menduar.

Ngjarja është zbuluar së fundmi pas shumë hetimeve.

Siç raporton TCh, gruaja, e lodhur nga abuzimet e shumta nga bashkëshorti i saj, ajo gjeti zgjidhje të vetme vrasjen e tij, e kështu aktivizoi të vëllanë për të gjetur vrasës me pagesë.

Dy vrasës me pagesë udhëtuan nga Shqipëria për në Itali për të kryer “punën” që morën përsipër, kundrejt pagesës me një plan të qartë dhe të mirëmenduar.

Ata inskenuan një grabitje në shtëpinë e shqiptarit e më pas e vranë me thikë duke i shkaktuar një sërë plagësh në qafë dhe në trup me pasojë vdekjen. Pasi ekzektuan planin e vrasjes ata u kthyen në Shqipëri po atë mbrëmje, falë mbështetjes së porositësve të vrasjes.

Karabinierët e njësisë hetimore të Grupit Frascati u vunë në gjurmët e vrasësve dhe mundën të identifikonin mjetin e përdorur dhe rrugët e përshkuara prej tyre atë ditë.

Ka qenë vetë gruaja ajo që i dha alarmin karabinierëve se gjoja zbuloi trupin e bashkëshortit të vrarë pas një grabitje në shtëpi, por më pas skenari i ngjarjes ndryshoi totalisht duke nxjerrë zbuluar porositësit dhe vrasësit e shqiptarit.

Previous Story

Ndasitë mes vendeve evropiane për grurin e Ukrainës

Next Story

21 tifozë të arrestuar, një i shtrirë në spital – MPB me detaje për ngjarjet në ndeshjen Shkupi – Levski

Latest from Blog

Go toTop