Arrestohet kërcënuesi i gazetarit Nevrij Ademi

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë ka arrestuar kërcënuesin e gazetarit të Tetova Sot, Nevrij Ademi mëson Indeks.mk

Pas transmetimit të kronikës për punësimin e bashkëshortes së shefit të Arsimit të komunës së Tetovës, Valedin Ademi në njërën nga shkollat në këtë komunë, është kërcënuar gazetari i portalit, Tetovasot.com, Nevrij Ademi.

Në adresë të gazetarit Ademi ka arritur kërcënim nga vëllau i Valedinit, Valmiri. Përveç kërcënimit, Valmiri ka përdorë edhe gjuhë tejet ofenduese ndaj kolegut gazetarë dhe pronarit të portalit.

Këtë rast gazetari raporton se e ka paraqitur edhe në MPB.

“Vëllau i shefit të Arsimit të komunës së Tetovës, Valmir Ademi i cili është i punësuar në komunë dhe merr rrogë e nuk rri asnjëherë në punë pasi shet PICA, ka kërcënuar dhe ka sharë stafin e TS. Ndërsa me rastin e kërcënimit, organet kopetente do të merren me rastin, si policia dhe prokuroria. Ne kërkojmë llogari nga kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami që urgjentisht të merr masa për puntorin e tij që nuk rri asnjëherë në vendin e punës dhe që ka kërcënuar pas publikimit të lajmit se vëllau i tij ka punësuar edhe gruan”, ka shkruar Ademi.

Share

Go toTop