Arrestohet Hasbulla Magomedov, kjo është arsyeja

May 9, 2023

Personazhi i famshëm i rrjeteve sociale dhe ambasadori i UFC, Hasbulla Magomedov, është arrestuar në vendlindjen e tij, Dagestan.

Sipas mediave ruse, Hasbulla dhe shokët e tij u vunë në pranga për shkak se kishin bllokuar një rrugë kryesore për të festuar një dasmë.

20-vjeçari kërkoi ndjesë në rrjetet sociale dhe premtoi që nuk do ta bënte më kurrë një gjë të tillë.

Hasbulla, i cili ka pamjen e një fëmije të vogël si pasojë e një sëmundjeje që quhet akondroplazi, ka mbi 8 milionë ndjekës në Instagram. Ai është me origjinë nga i njëjti vend i legjendës së UFC-së, Khabib Nurmagomedov, të cilin e ka bërë shok të ngushtë. /A2CNN

Previous Story

Maqedonia e Veriut dhe SHBA-të nënshkruajnë Memorandum për luftë kundër dezinformatave

Next Story

Grubi: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bruksel, qytetarë dhe politikanë të saj kanë frymë pro-amerikane dhe pro-europiane!

Latest from Blog

Go toTop