Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të Martë këngëtaren e njohur Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin si Enca.
Policia e Tiranës bën me dije se pasi ushtroi kontroll në banesën e këngëtares, në ballkon gjeti 5 vazo të mëdha të mbjella me kanabis.
Pas arrestimit, siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. 27-vjeçarja është kapur bashkë me të dashurin e saj. Banesa e këngëtares ndodhet në afërsi të Tegut në një vilë private.