Arrestohen tre hajdutë, zbardhen gjashtë vepra penale

Arrestohen tre persona nga rajoni i Gostivarit për shkak të gjashtë vjedhjeve të rënda dhe në rajonin e Negotinës dhe tre trotinetëve elektrikë. Trotinetëve të vjedhur u janë kthyer pronarëve.

MPB-ja informon se dje, në periudhën nga ora 09:20 deri në orën 14:00, nëpunësit policorë të SPB Tetovë i kanë privuar nga liria I.Ç.(26) nga f. Toplicë të Gostivarit dhe E.F.(22) dhe J.M. (18) nga f. Dobërdoll të Gostivarit.

“Të tre dyshohen se në muajin e kaluar kanë kryer gjashtë vepra penale ‘vjedhje të rënda’ dhe ‘vjedhje’ në tre objekte në rajonin e Negotinës, kurse poashtu kanë vjedhur edhe tre trotinetë elektrikë”, njoftojnë nga policia.

Trotinetët e vjedhur janë gjetur dhe do t’u kthehen pronarëve

“Të dyshuarit janë mbajtur dhe kundër tyre do të parashtrohet kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB-ja.

Share

Go toTop