Arrestohen edhe dy serbë në Banjskë të Zveçanit

September 25, 2023

Dy serbë janë arrestuar sonte në Banjskë të Zveçanit.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani.

Ai theksoi se brenda një veture është gjetur një sasi e konsiderueshme e armëve.

“Vetura ka qenë e parkuar në parking të një hoteli. Rasti do të hetohet dhe do të shohim nëse personat e arrestuar kanë të bëjnë me sulmin ndaj policisë”, tha Elshani.

Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në tetë.

Previous Story

150 eksplozivë dinamit dhe 235 karikatorë për kallashnikov u konfiskuan në veri

Next Story

Vladimir Toliq është gjallë, nuk ka ndërruar jetë siç ësht raportuar në disa media

Latest from Blog

Go toTop