Armatimet që kishin siguruar terroristët serb kapin vlerën e 5 milionë eurove…

September 26, 2023

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit u vra polici Afrim Bunjaku.

Ai tha se armatimet që gjetën kapin vlerën e 5 milionë eurove, ndërsa shtoi se po kërkojnë dhe për armatime të tjera.

Më tej ai nënvizoi se armatimet janë të prodhimit 2021 dhe 2022.

“Dje kemi pasqyruar një pjesë të armatimit të kapur. Armët nuk mund të gjenden në treg të zi, janë armë të ushtrisë serbe, janë të prodhimit 2021. Ka mina që janë prodhuar në vitin 2022. Nuk janë mbetje të luftërave të vitit ’90. Vlera e gjithë armatimit të gjetur është rreth 5 milion euro. Askush nuk mund ta mbuloj një armatim të tillë”, u shpreh ai. /Euronews.al

Previous Story

Opozita shqiptare dështon keq me fotomontazhet kundër Artan Grubit (FOTO)

Next Story

Duda Balje, deputetja e cila gjithmonë rrëmben vëmendjen e mediave me dukjen fantastike (FOTO)

Latest from Blog

Go toTop