Arjanit Hoxha: Distancohem plotësisht nga veprimet politike në të ashtuquajturin “bllok opozitar”

July 24, 2023

Zëvendëskryetari i Lëvizjes BESA – Arjanit Hoxha, distancohet nga i ashtuquajturi bllok opozitar i Bilall Kasamit, Izet Mexhitit dhe Afrim Gashit, informon Indeks.mk

“Të dashur aktivistë, mbështetës, simpatizantë dhe gjithë ju që në këto vite keni qenë bashkë-udhëtarë në rrugëtimin tonë politik. Më lejoni që përmes këtij postimi t’ju njoftoj se nga sot distancohem plotësisht nga veprimet politike në të ashtuquajturin “bllok opozitar” duke vlerësuar se aktorët kryesor, bartës të kësaj nisme nuk kanë për qëllim rotacionin politik, por thjesht “lavazhin” e figurave politike të cilët jo shumë larg nga sot ishin pikërisht aktorë për mbajtjen gjallë të qeverisjes aktuale dhe parandaluan rotacionin në kampin politik shqiptar. Për detajet rreth bindjeve politike dhe njerëzve të cilët ndajnë mendimin e njëjtë politik me mua do të ju njoftojmë përmes paraqitjes publike gjatë kësaj jave”, shkruan Hoxha.

Previous Story

Ndërmarrja për Rrugë Shtetërore realizon projekte edhe në Komunën e Tetovës

Next Story

Besa mbetet me një deputet, Bastri Bajrami rreshtohet pas Arjanit Hoxhës

Latest from Blog

Go toTop