Arbëreshët në alarm nga riorganizimi i sistemit shkollor italian

October 13, 2023

Komunat arbëreshe janë në alarm dhe shkak është bërë riorganizimi i sistemit shkollor italian, i cili do të prekë këto katunde gjatë vitit 2024-2025.

Ky akt i Autoritetit Rajonal të Kalabrisë nuk ka marrë në konsideratë praninë e pakicave gjuhësore dhe historike në territorin italian, të mbrojtura nga ligji 482/99 dhe të përfshira shprehimisht në nenin 1, paragrafi 557.

Në fakt, të gjitha institucionet arsimore në provincën e Kozencës që funksionojnë në një territor të pakicës gjuhësore arbëreshe (minoriteti arbëresh- shqiptaro-italian i pranishëm prej mbi 500 vjetësh në rajonet jugore) do të shfuqizohen ose do të shkrihen me institucione të tjera në zonat fqinje.

Humbja e këtyre institucioneve kulturore, sigurisht që do të shkaktojë një shpërbërje të strukturës shoqërore dhe rrjedhimisht shpopullimin e zonave, e jo vetëm shpërbërje të sistemit arsimor, i cili gjithmonë ka garantuar arsimin dhe barazinë sociale, por edhe të një sistemi të tërë territorial.

Kjo përbën edhe rrezikun e humbjes së veçorive të papërsëritshme të këtyre komuniteteve dhe të një trashëgimie të çmuar historike, kulturore dhe gjuhësore të grumbulluar prej shekujsh ndër arbëreshët.

Previous Story

Gir: Shpresojmë se ndryshimet kushtetuese do të bëhen dhe Maqedonia e Veriut të shfrytëzoj momentumin e duhur…

Next Story

23 vite i dënuar, poeti i njohur rrëfen daljen nga burgu: Kisha vetëm libra me vete, çfarë më tha roja

Latest from Blog

Go toTop