Arbër Ademi: Kuvendi miratoi propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për veprimtari shkencore-kërkimore

March 13, 2024

Shefi i grupit parlamentar të BDI Arbër Ademi sapo ka njoftuar se Kuvendi ka miratuar propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për veprimtari shkencore-kërkimore.

Me këtë sipas Ademit, rregullohet paga e punonjësve në institutet publike shkencore nga llogaria e buxhetit dhe koeficienti për pagesën e pagës për të gjithë punonjësit në institutet publike shkencore.

#eMbajmëFjalën

📌RRITJE E PAGAVE NË INSTITUTET SHKENCORE

Siç premtuam të hënën, Kuvendi posa e miratoi propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për veprimtari shkencore-kërkimore, me çka do të rregullohet paga e punonjësve në institutet publike shkencore nga llogaria e buxhetit dhe koeficienti për pagesën e pagës për të gjithë punonjësit në institutet publike shkencore.

Falenderoj çdo deputet që dha mbështetjen për këtë Ligj.

Kjo dëshmon përkushtimin tonë për të krijuar standarte më të mira jetësore për qytetarët tanë.

https://www.facebook.com/100044208230554/posts/958308915652707/?mibextid=WC7FNe

Previous Story

U qëllua në Lituani, miku i Navalnyt vazhdon betejën kundër Putin

Next Story

Ziberi: Opozita shqiptare tërë kohën merren me akuza, nuk tregojnë se çfarë ofrojnë për qytetarët

Latest from Blog

Go toTop