Arbenita në TikTok: Unë po divorcohem… (VIDEO)

August 23, 2023

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka qenë këto ditë në vëmendje të madhe.

Vetëm një muaj më parë ajo pati një përplasje me partnerin e saj, Feron, pasi ky i fundit ushtroi dhunë fizike ndaj saj.

I njëjti qëndroi në paraburgim prej 30 ditësh, gjersa u tha se do të përballen me njëri-tjetrin në gjyq.

Foto: Screenshot/TikTok

Pavarësisht dramës së bujshme, dyshja janë parë shpesh së bashku nëpër rrugët e qytetit të Gjilanit.

Fero largohet nga muzika: Dua t'i përkushtohem fesë islame dhe familjes time

Lexo po ashtuFero largohet nga muzika: Dua t’i përkushtohem fesë islame dhe familjes time

Megjithatë, modelja nga Kumanova shpërndau një video në TikTok, me anë të të cilës bëri sërish lëmsh ndjekësit për marrëdhënien me Feron.

Foto: Screenshot/TikTok

“Unë që po divorcohem duke i parë makinat që po marrin nuse këtë verë”, ka shkruar ajo.

Nuk dihet nëse janë duke u ndarë me të vërtetë apo nëse kjo është vetëm një kamuflazh i tyre për të qenë në qendër të vëmendjes.

♬ original sound – Vanessa Sirias

Fero nga ana tjetër njoftoi se po largohet nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame. /Telegrafi/

Previous Story

Lukaku te Roma mund të bëhet realitet vetëm nëse Chelsea zbret çmimin e belgut

Next Story

Filmat më të mirë që duhet t’i shikoni këtë vjeshtë

Latest from Blog

Go toTop