Arben Ziberi: Një ndër kushtet e BDI-së për t’u bërë pjesë e Qeverisë, do të jenë ndryshimet kushtetuese

I pyetur lidhur me dështimet që kanë patur gjatë kësaj qeverisjes, deputeti i BDI-së, Arben Ziberi, tha se kanë qenë të bindur se në këtë mandat do të ndodhin ndryshimet kushtetuese.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Mendoj se këtu kemi qenë ne të bindur se do të ndodhin, por ja që nuk ndodhën. Këtë mund ta numëroj, nëse mund të quhet dështim. Kjo duhet të bëhet me dy të tretat e votave, tani sa mund të jetë dështim i jonë kjo, ne e dinë pse nuk do ta kisha rendit në sferën e dështimeve,për shkak se ju kujtohet se ne si parti ofruam që të dalim edhe në opozitë, vetëm e vetëm që ta bindim VMRO-në, dhe të arrihet ai ndryshim kushtetues”, tha Ziberi në Intervistë në SHENJA.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai tha se rrugëtimi i tyre për në BE nuk ka çmim.

“Madje edhe në fushatë do ta shihni se një ndër kushtet për të qenë pjesë e cilës do qeveri do të jetë ndryshimet kushtetuese”, tha më tej Ziberi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.