Arben Ziberi: Kandidatin tonë për president Bujar Osmanin e ka vlerësuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

March 21, 2024

Arben Ziberi deputet i BDI-së sonte ka qenë i ftuar në emisionin Zoom në TVM2 ku u biseduan shumë tema, e njëra ndër ta edhe zgjedhjet presidenciale.

Ziberi tha se kandidatin e BDI-së për president Bujar Osmanin e ka vlerësuar lartë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili në një deklaratë për media ka thënë se ka shumë dëshirë që në kabinetin e ti të Qeverisë të ketë një ministër si Bujar Osmani.

Kujtojmë se Bujar Osmani ka udhëhequr me Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë së Veriut me të cilin ka marrë vlerësime të larta nga faktori ndërkombëtarë për mënyrën spektakolare të përfaqësimit të Maqedonisë së Veriut në arenën ndërkombëtare.

Previous Story

Ademi priti në takim ambasadorin francez, Sirill Bomgartner

Next Story

Ziberi: Kandidatura e Taravarit ka ardhur me imponim të VMRO-së

Latest from Blog

Go toTop