Arben Halili: Masat ekonomike të qeverisë, adekuate dhe lehtësuese për qytetarët!

October 16, 2023

“Përveç ministrisë së Ekonomisë e cila merret me masat e kufizimit të çmimeve do të ishte akoma më mirë, sikur me këtë punë të merrej edhe agjencia për Mbrojtjen e Konkurrencës e cila duhet ta kryej këtë punë dhe nuk duhet të pres vetëm momentet e tilla të krizës që të veprohet nga ana e shtetit por pikërisht kjo agjenci në vazhdimësi duhet të ndjekë çmimet në treg, të mbrojë konkurrencën dhe pse jo të përfshihet edhe agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve”.

Kështu thotë për portalin Politiko.mk, eksperti ekonomik Arben Halili, duke komentuar masat ekonomike të Qeverisë për uljen e çmimeve të disa produkteve elementare bazë, dhe masat për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me çmimet e këtyre produkteve, përcjellë indeks.mk

“Në radhë të parë vlerësoj që qeveria çdo herë duhet t ndërhyjë të kontribuojë në përmirësimin e kushteve ekonomike si për sektorin e biznesit po ashtu edhe për qytetarët, megjithatë gjykoj që forma e këtillë siç janë prezantuar dhe zbatohen këto masa deri diku janë adekuate dhe lehtësuese, megjithatë unë mendoj që qeveria duhet të përpiqet akoma dhe më shumë që tani të fokusohet në promovimin dhe në mbështetjen e prodhimtarisë vendore sa më të madhe. Sa më shumë që Maqedonia do të jetë në gjendje të krijojë ose të prodhojë ushqimin bazik për qytetarët e vet, aq më pak pastaj do të jetë e nevojshme ndërhyrja e qeverisë në ekonominë e tregut”, thotë Halili për Politiko.mk

Sipas tij, përveç ministrisë së Ekonomisë e cila merret me masat e kufizimit të çmimeve do të ishte akoma më mirë, sikur me këtë punë të merrej edhe agjencia për Mbrojtjen e Konkurrencës e cila duhet ta kryej këtë punë dhe nuk duhet të pres vetëm momentet e tilla të krizës që të veprohet nga ana e shtetit.

“Kjo agjenci në vazhdimësi duhet të ndjekë çmimet në treg, të mbrojë konkurrencën dhe pse jo të përfshihet edhe agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve” nënvizoi Halili.(Politiko.mk)

Previous Story

Vdes Martti Ahtisaari

Next Story

Reuters: Arrihet marrëveshja për armëpushim në Gazën Jugore

Latest from Blog

Go toTop