Arbana Osmani sot e mbron, por dikur e kritikonte “Për’puthen”

Arbana Osmani ka reaguar ndaj deklaratës së Luizit, ku kritikonte Efin dhe programin “Për’puthen” prej nga edhe ajo është bërë e njohur.

Luizi u shpreh se nuk do të donte ta shihte motrën e tij në një format të tillë.

“Unë nuk do të doja që të shihja motrën time në një format që mes 30 çunave zgjedh gishtin djemve se kë ka për burrë.”-tha Luizi për Efin, të cilit Arbana për t’i dalë në mbrojtje Efit ia ktheu duke i thënë: “Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në Big Brother, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit.”

Deklarata e moderatores ka nxitur reagime të shumta në internet.

Por Arbana ka harruar që edhe ajo vetë e ka kritikuar programin e dashurisë.

Në fillimet e programit ajo ka realizuar një pyetësor në ‘Instagram’ ku u ka dhënë mundësinë ndjekësve t’i bënin pyetje të ndryshme dhe ajo do përgjigjej nëse është e vërtetë apo e gabuar.

“Sheh Përputhen”, i shkruante dikush asaj asokohë, gjë që Arbana e mohonte.

“I pavërtetë. Shumë i zhurmshëm. Por, lexoj për të online dhe më bëhet qejfi për suksesin.”, kishte shkruar Arbana.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.