Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në premierën e filmit “Prokurori”: Është shumë e vështirë…

October 12, 2024
Screenshot

Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Operas dhe Baletit u shfaq premiera e shumëpritur e filmit “Prokurori,” një prodhim që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe kritikëve. Mes të pranishmëve të shumtë në këtë ngjarje ishin edhe moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj.

Në një prononcim për mediat, Grishaj shprehu vlerësimin e tij për filmin . “Unë vlerësoj çdo film shqiptar që prodhohet sot, sepse industria e filmit është shumë e vështirë. Uroj shumë suksese këtij filmi”, u shpreh Grishaj.

Filmi “Prokurori,” ka ngjallur kuriozitet për përmbajtjen dhe kastin e tij. Ky serial, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, përqendrohet te lufta e një prokurori të ndershëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit politik.

Previous Story

Brenda festës së beqarisë të Dafina Zeqirit, mikeshat surprizojnë këngëtaren në mesnatë

Next Story

Vazhdojnë dorëheqjet nga ASH-ja e Taravarit, Sedat Demiri: Nuk u respektua besa e dhënë

Latest from Blog

Go toTop