Anketat që frustrojnë opozitën shqiptare!

Nëse përcjellim fushatën para-zgjedhore(kjo “para”, për shkak se fushata zyrtarisht ende nuk ka filluar dhe kjo fazë është një lloj para-përgatitje), të duket sikur liderët e opozitës në kuadër të koalicionit VLEN, kanë kapur qiellin. Ata dalin të sigurt se ka ardhur koha për ndryshime, për zbritjen e BDI-së nga pushteti dhe me optimizmin që e shprehin, duan t’i bindin votuesit se puna është kryer tashmë, mjafton që ata të dalin në zgjedhje, dhe kaq!

Por, kush fluturon për hava, bie keq në tokë, siç thotë një fjalë popullore.

Që ta fryjnë rejtingun në mënyrë artificiale, partitë e VLEN-it publikuan para dy ditësh një anketë të rrejshme, në të cilën nuk kishin ditur ta kontrollojnë fare gënjeshtrën: veten e kishin nxjerrë gatisë me dyfish më shumë përqindje para BDI-së, por për fat të keq, u demantuan nga instituti të cilit ia kishin “adresuar” rezultatet, IPIS.

Në anketën zyrtare që e publikoi IPIS dje, në të gjitha njësitë zgjedhore BDI-ja del forcë e parë: në njësinë zgjedhore numër 1, BDI-ja pritet të marrë 6.8% të votave të shqiptarëve, kurse koalicioni VLEN 4.5%, ndërsa dhe ASH-ja 1.8%. në njësinë zgjedhore numër 2, Bashkimi Demokratik për Integrim do të merrte 6.9%, VLEN, 4,8% dhe ASH-ja 2%, në njësinë zgjedhore nr.5, BDI del e para me 6.7%, ASH-ja e dyta me 2.9%, dhe në vend të tretë koalicioni VLEN.

Këto nuk janë vetëm numra që duhet t’i frustrojë partitë e VLEN-it, por pak edhe më tepër se kaq. Kjo, nga fakti se IPIS-in e konsiderojnë të afërt me partinë VMRO-DPMNE, me të cilën parti ndërtojnë strategjinë e ardhjes në pushtet, dhe e logjikshme do të ishte që t’i favorizonte “partnerët” e ardshëm të koalicionit. Ndaj mund të duket e habitshme që përkundër të gjitha lojërave me anketat, për të cilat opinioni përherë ka rezervë, BDI-ja del fituese. Bile, nëse ndjekim këtë logjikë, dallimi mund të jetë edhe më i madh./indeks.mk

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.