Në anketën e fundit të realizuar nga Institutit për Hulumtime Politike “IPIS”, qytetarët janë pyetur se për cilën parti do të votonin nëse tani mbahen zgjedhjet parlamentare.
Në taborin shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim duket se mbetet i pakonkurëncë, nga fakti se gjithsej 6.5 përqind e të anketuarve janë përgjigjur BDI, pasuar nga Aleanca për Shqiptarët me 2.6 përqind, Levizja Besa me 2.3 përqind si dhe Alternativa me 1.4 përqind.
Në përllogaritje totale, vërehet se BDI del fituese edhe nëse mblidhen përqindjen e të gjitha partive pasuese në anketim.
Në pyetjet se cilit nga liderët politik në vend qytetarët i besojnë më së shumti, shqiptarët kanë votuar emrin e Ali Ahmetit, me gjithsej 6.6 përqind, pasuar nga Bilall Kasami me 2.2 përqind, Arben Taravari me 1.8 përqind dhe të tjerët me përqindje dukshëm më të ulët.
Anketa u realizua nga IPIS në periudhën prej 23 deri më 26 Maj 2023, dhe jesëmarrës ishin në total 1112 persona me të drejtë vote.