Anesteziologu “tiktoker” pranon akuzat ndaj tij, thotë se është penduar

May 17, 2023

Anesteziologu Valton Dervishi, i cili publikoi live në “Tiktok” pacientet në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës, i ka pranuar akuzat ndaj tij dhe në seancën e sotme gjyqësore ka thënë se është penduar.

Pasi anesteziologu pranoi fajin, gjykatësi vendosi që gjykimi të vazhdojë me fazën përfundimtare.

Anesteziologu Dervishi akuzohet për dy vepra penale “incizim te pa autorizuar” dhe “punë të pandërgjegjshme gjatë orarit të punës”, të dënueshme sipas Kodit Penal.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Dervishit fillimisht i caktoi tetë ditë paraburgim që më vone t’ia vazhdoj në 30 ditë paraburgimin. Vepra për të cilën akuzohet Dervishi, rrezikon dënim me burg deri ne pesë vjet./Telegrafi/

Previous Story

Kufizohet përdorimi i celularëve, po mendohet për kthimin e uniformave në shkolla dhe rregulla për veshjen e mësimdhënësve!

Next Story

Nuk u bë rehat! Luizit i mbyllet edhe Instagrami i ri

Latest from Blog

Go toTop