Trajneri i Realit ka folur në konferencë për media para përballjes së nesërme mjaft të vështirë ndaj Villarrealit.
Ndër deklaratat që bëri, trajneri italian u pyet edhe nëse do t’i bashkohej Barcelonës, shkruan Gazeta Express.
“Kurrë në jetë nuk do t’i bashkohesha Barcelonës. E pamundur. Historia ime është këtu te Real Madridi, klubi më i mirë në botë. Njerëzit më duan këtu”, tha Ancelotti.
Ancelotti është pjesë e Real Madridit që nga viti 2021, ndërkohë “Los Blancos” i kishte drejtuar edhe në periudhën 2013-2015. /Gazeta Express/
Carlo Ancelotti: “I’d never join Barcelona in my life, impossible. No way”. ⛔️⚪️ #RealMadrid
“My history is here at Real Madrid, the best club in the world. People love me here”. pic.twitter.com/syRnRaS0Kg
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 7, 2023