Analizë: Opozita shqiptare mos e ndjek VMRO-në, të “vegjël” të maten me Ali Ahmetin!

October 10, 2023

Opozita shqiptare nuk mund të konkurrojë me partitë në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleancën për Shqiptarët (ASH), nëse nuk ofron një vizion të qartë dhe alternativë programore politike.

Sipas tij, opozita duhet të fokusohet në fusha si euro-integrimet.

“Rejtingjet të cilat e pozicionojnë opozitën shqiptare akoma larg rejtingut dhe popullaritetit të BDI-së dhe të Aleancës për Shqiptarët tregojnë dhe janë një sinjal se opozita duhet të gjejë forma të ndryshme të paraqitjes në opinion duke promovuar pra në një mënyrë dhe në doza të caktuara, programin, platformat dhe veprimet e mëtutjeshme që të binden qytetarët se mund të jenë ata të cilët nesër mund të jenë pjesë e ndonjë qeverie ose koalicioni. Më shumë duhet të promovojnë euro-integrimet duhet të promovojnë pra luftën e pa kompromis ndaj korrupsionit, kriminalitetit të tregojnë me rase konkrete ose me parashikime konkrete se çfarë ndryshimesh do të bëjnë në interes të qytetarëve”, tha Ramadani për Politiko.mk, përcjellë indeks.mk

Opozita shqiptare, shprehet ai, duhet të jetë më kritike ndaj VMRO-DPMNE-së dhe të mos imitojë BDI-në.

“Gjithashtu duhet të kenë shumë kujdes në raportet me VMRO-DPMNE-në, në fakt duhet të shfrytëzojnë situata të ndryshme që të jenë më të zëshëm kundër opozitës maqedonase e cila shpeshherë edhe po sulmon shqiptarët e sidomos interesat shqiptare, po barrikadohet si partitë evropiane antiamerikane dhe në çështje të këtilla shqiptarët janë shumë të ndjeshëm. Rast tjetër që duhet përmendur po ashtu duhet të mos tentojnë të fitojnë pikë ekskluzivisht kur bëhet fjalë për çështje kombëtare e shqiptare dhe patriotizëm shqiptar, sepse në këtë fushë është vështir të matet me liderin e BDI-së Ali Ahmeti. Kjo është si shkak i prapavijës, si dhe për shkak të fakteve dhe dëshmive në një mënyrë pra janë pjesë jetësore të liderit të partisë”, nënvizoi Ramadani.(Politiko.mk)

Previous Story

OKB: Ndërprerja e furnizimeve nga Izraeli mund ta lë Gazën pa energji dhe ujë të pijshëm

Next Story

Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk planifikon të dërgojë trupa tokësorë në Izrael

Latest from Blog

Go toTop