ANALIZË/ “Fronti Europian”, Ali Ahmeti u shkon punëve dhe projekteve deri në fund!

“Fronti për Evropë” i nisur dhe i udhëhequr nga kreu i BDI- së Ali Ahmeti, është një front, koalicion i gjerë i partive politike që ndajnë një vizion të njëjtë dhe të qartë për prosperitetin e vendit dhe ai vizion është që Maqedoninë e Veriut ta integrojnë dhe ta shohin në familjen e madhe evropiane”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ky është konstatimi nga deklaratat për PRESSonline.al, i gazetarëve, analistëve dhe njohësve të mirë të çështjeve të brendshme politike Seladin Xhezairi dhe Xhelal Neziri. Sipas tyre, themelimi i këtij fronti është më së i nevojshëm në këto momente, pasi që i njëjti ka për qëllim të mbajë kursin euroatlantik të vendit, në një kohë kur gjithnjë e më shumë flitet për alternativa të BE-së. I njëjti, thonë analistët, synon të afirmojë vlerat dhe standardet që nuk janë përjashtuese, por integruese, ndërsa peshë të veçantë këtij fronti, padyshim se i jep lideri i integristëve Ahmeti i cili në vend dhe në rajon konsiderohet si një ndër figurat më të rëndësishme dhe më me ndikim gjatë këtyre tri dekadave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Partitë politike nuk janë dyqane, por organizime shoqërore për të arritur një qëllim që lidhet me interesin e përgjithshëm. Andaj s’duhet të shohin njëri-tjetrën si konkurrencë, aq më tepër ata që kanë vizion të njëjtë apo të ngjashëm. Çdo koalicion i ngritur mbi ide politike dhe ideal është i nevojshëm. Koalicioni ende nuk ka shpalosur ofertën konkrete me të cilën do të garojë. Nga ajo që deri tash është publikuar, ky koalicion ka për qëllim të mbajë vendin në binarët euroatlantik në një kohë kur gjithnjë e më shumë flitet për alternativa të BE-së. Kjo nuk nënkupton se të gjithë oponentët e këtij koalicioni janë anti-evropianë”, tha Neziri për PRESSonline.al

“Pse të mos jetë i nevojshëm kur është fjala për synim dhe afirmim të vlerave e standardeve që nuk janë përjashtuese, por integruese. Në fakt ky Front mëton ta arrijë atë konsensusin e domosdoshëm politik ndërpartiak e ndëretnik se nga anëtarësimi në BE nuk vjen asnjë e keqe, njësoj sikurse nuk na vjen asgjë e zezë as nga NATO-ja ku tash katër vjet jemi anëtar. Përkundrazi: të qenit anëtar me të drejta të plota në familjen e madhe evropiane, do të ishte arritje për ta mbajtur mend, sepse atëherë më shumë do të shikojmë punët tona se sa të merremi me të tjerët!”, tha Seladin Xhezairi për PRESSonline.al

Neziri dhe Xhezairi pozitivisht e shohin zgjerimin e “Frontit Evropian” me partitë të pakicave etnike, sepse në këtë mënyrë, siç vlerësojnë ata të dy, etnitë joshumicë nuk do të diskriminohen nga partitë më të mëdha politike.

“Partitë shqiptare janë treguar egocentriste në të kaluarën pasi nuk kanë bërë koalicione me etnitë tjera më të vogla. Tash kemi një përmirësim të këtij defekti sepse, në fund të fundit, në demokraci janë etnitë shumicë që duhet të ruajnë të drejtat dhe dinjitetin e etnive më të vogla, e jo siç ka qenë deri tani – etnitë joshumicë të diskriminohen dhe të detyrohen të radikalizohen për të mbrojtur apo arritur të drejtat më bazike”, u shpreh Neziri në deklaratën e tij për PRESSonline.al

“Dita e mirë shihet që në mëngjes. Uroj që kjo aleancë qëllimmirë të ruaj shëndetin edhe pas presidencialeve e parlamentareve. Nëse do ia dalë, ky ka për të qenë momenti më I ndritur politik i dhjetëvjeçarit. Në të kundërtën, them që ka për të qenë shkurajues për shumëçka. Unë pikërisht këtu e shoh peshën e këtij Fronti. Për shkak se i ngushton dallimet dhe zgjeron mundësitë për ti çuar shumë punë përpara, pa paragjykimet tashmë të njohura në këto anë”, u shpreh Xhezairi.

Në pyetjen se kush e ka gabim ata që rreshtohen pas “Frontit për Evropë” të Ahmetit, apo ata të cilat nuk u rreshtuan? – Neziri dhe Xhezairi me përgjigje të qartë:

“Këtë do ta tregojnë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale”,vlerëson Neziri.

“Fronti Evropian nuk e fsheh se është properëndimor, as anti-lindor, që nuk mund të thuhet edhe për oponentët e tij të cilët kujtoj se duhet të frenojnë pak e të mos rrëshqasin shpejt e shumë. z. Ahmeti nuk është hatërmbetës, as hakmarrës, por një pajtimtar të cilit ia heq kapelën, pikërisht për shkak të vullnetit e durimit për t’u shkuar punëve dhe projekteve deri në fund” vlerëson Xhezairi.

Andaj shtojnë mëtej Neziri dhe Xhezairi është e nevojshme, që ky front pro-evropian të ketë të përpiluar një program cilësor dhe zhvillimor ku do t’u shpjegohet qytetarëve në mënyrë të hollësishme se ky program është i zbatueshëm dhe i vetmi i cili premton të ardhmen e sigurt evropiane të qytetarëve.

Po a vihet në rrezik ardhmëria evropiane e qytetarëve dhe statusi i shqiptarëve në RMV-së, nëse “Fronti për Evropë” dikush me keqëdashje tenton ta minimizojë para apo pas zgjedhjeve?

“Do të varet nga rezultatet zgjedhore dhe dinamikat pas zgjedhjeve parlamentare. Nëse koalicioni i ardhshëm ndërtohet mbi parimet e barabarësisë së plotë brenda shtetit, si një nga pesë vlerat themelore evropiane dhe të përkushtimit real ndaj integrimit në BE, nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, atëherë nuk do të ketë vend për shqetësim. Në të kundërtën, Maqedonia e Veriut do të rikthehet në populizmin e rrezikshëm që kulminoi me krizë e re e thellë në vitin 2015”, tha Neziri për PRESSonline.al

“Të presim verdiktin e votuesve, le të flasë sovrani, pastaj të gjitha palët do të flasin ndryshe dhe do të përulen para fakteve. Rrezikimi i të ardhmes evropiane të qytetarëve, si po thoni ju, cënimi i statusit të shqiptarëve, janë një kafshatë e madhe për këdo që do tentojë ta kapërdijë dhe, pa paragjykuar, them se do të ishte një lojë tepër e rrezikshme, për këdo që do tentonte ta bëj”, tha Xhezairi.

Ideja për formimin e Frontit Evropian është e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, e cila kulminojë me marrëveshje koalicioni mes 8 forcave politike pro-evropiane dhe pro-amerikane. Risi tjetër në të janë koalicionet i ndëretnik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.