Analistët: Pas NATO-s, duhet të realizohet përcaktimi tjetër strategjik, Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së!

June 13, 2023

Partitë politike të shqiptarëve të Maqedonis së Veriut edhe sikur të duan nuk mund të devijojnë nga kursi pro-evropian dhe pro-amerikan, sepse mbështetja e shqiptarëve për këtë përcaktim strategjik të shtetit është jashtëzakonisht e madhe, thonë njohës të zhvillimeve politike për “Frontline”, përcjell Indeks.mk

Ish-deputeti dhe kandidati për president Zudi Djelili thotë se këtë vendosmëri e kanë ushqyer shqiptarët dhe elita politike e dinë saktësisht se perspektiva e vetme për vendet e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE).

“Sa herë janë anketuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sa janë të interesuar për hyrjen e vendit në BE, veçanërisht shqiptarët janë deklaruar me përqindje shumë të larta pro anëtarësimit. Elita politike e di saktësisht se perspektiva e vetme për vendet e Ballkanit Perëndimor është hyrja në BE. Çdo parti politike e shqiptarëve këtë synim e ka në programet e tyre dhe asnjëherë nuk kanë shfaqur dyshime. Partitë e shqiptarëve mbështetën çdo marrëveshje politike për këto çështje, mbështetën pa kushte rrugën drejt NATO-s, BE-së, marrëveshjen e Prespës, mbështetën referendumin, mbështesin propozimin francez, mbështesin marrëveshjen për ndryshimet kushtetuese, mbështesin Frontin për Europe, etj”, ka thën Xhelili për “Frontline”.

Kryetari i Këshillit Euro-Atlantik dhe ish-deputeti Ismet Ramadani thotë se shqiptarët gjithmonë kanë qenë dhe janë të orientuar pro-Europs.

“Shqiptarët këmbëngulin me këmbëngulje që edhe maqedonasit të binden se pas anëtarësimit në NATO duhet të realizohet edhe përcaktimi tjetër strategjik që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së. Tani duhet të marrë fund promovimi deklarativ i orientimit properëndimor, është koha për të promovuar vlerat euroatlantike. Shqiptarët e dinë më së miri se çfarë do të thotë të injorosh gjuhën dhe identitetin tënd, prandaj solidarizohen me maqedonasit, edhe pse në periudha të caktuara strukturat e ndryshme të maqedonasve nuk ishin miqësorë me shqiptarët”, theksoi Ramadani.

Previous Story

E puthi nxënësen e mitur ja çka do të ndodhë sot me mesuesin kosovarë

Next Story

Bundestagu do të miratojë rezolutë për mbështetje të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE

Latest from Blog

Go toTop