Amendamentet kushtetuese nuk do të jenë në rend dite në seancën e sotme qeveritare

June 20, 2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski njoftoi sot se amendamentet kushtetuese nuk do të jenë në rend dite në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Sot nuk do të jenë në seancë të qeverisë amendamentet kushtetuese, menjëherë pasi shërbimet të na informojnë atëherë menjëherë do t’i vendosim në rend dite. Pasi t’i rregullojnë shërbimet, kur të vijnë në rend dite do t’ju njoftojmë”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski mohoi se po ushtrohet presion ndaj deputetëve të opozitës për miratimin e amendamenteve kushtetuese.

“As nuk ka ndodhur, as nuk ndodh e as nuk do të ndodh. Ju keni qenë dëshmitarë të votimit të propozimit “francez” vitin e kaluar kur deputetët e partisë sime politike ishin të lirë të votonin sipas mendimit të tyre dhe propozimi u votua me 68 vota pro dhe asnjë kundër sepse ata që ishin “kundër” nuk qëndruan për të votuar, por braktisën sallën. OBRM-PDUKM nuk votoi kundër, ata flasin kundër dhe pastaj ikin që askush nga jashtë të mos i fajësojë sepse retorika që ata kanë në publik dhe në përfaqësitë e huaja është krejtësisht e ndryshme, tha Kovaçevski.

Ai mbetet i mendimit se platforma për bisedë të përbashkët e dakorduar në takimin e liderëve është një bazë e mirë për të hedhur hapat e ardhshëm.
Previous Story

Flakroni, aktori shkupjan i jep fund beqarisë

Next Story

Grubi përgëzon sportistët Agron Hajredini dhe Juliana Petrovska për suksesin e arritur në Lojrat Olimpike Botërore në Berlin

Latest from Blog

Go toTop